Automjetet e licencuar për transport udhëtarësh e taksitë, nga 15 prilli do të përfitojnë lehtësim procedurash. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se pas pak ditësh do të aplikohet procedura e re që thjeshton procedurën e rinovimit të Komoditetit (detyrim për të gjithë zotëruesit e mjeteve të licensuara për transport udhëtarësh e taksi!) duke ofruar Rinovimin me vetedeklarim onlinë.
“Kontrolli do jetë me short ose te pika e kolaudimit. I zoti i mjetit bëhet përgjegjës për vetëdeklarimin dhe merr certifikatën pa qenë nevoja të dalë çdo vit në komision, pa vërdallosje me mjetin, pa shpenzim kohe e karburanti por edhe pa burokraci e muhabete” shkruhet në njoftimin e DPSHTRR.