Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Hiqet kontrolli fizik i makinës, Blendi Gonxhe: Ulen edhe kostot

13:56 / July 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
makina servis
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kontrolli fizik i automjeteve tashmë nuk do të jetë i detyrueshëm në një sërë procedurash që kryhen pranë drejtorisë së shërbimit dhe transportit rrugorë.

Kreu i kësaj drejtorie Blendi Gonxhe në një intervistë për Vizion Plus thotë se janë rreth 194 mijë praktika që realizohen në vit në sportele që tashmë me udhëzimin e ri të miratuar nga Ministria e Transportit nuk do të kryhen më.

Kjo do të thotë që qytetarët do të shmangin jo vetëm pagesën prej 1500 lekësh që kushtonte ky shërbim, por do të reduktojnë edhe kohën e pritjes.

“Ne i heqim vetes tonë rreth 2 miliard lekë të vjetra në vit duke eliminuar 194 mijë praktika të tilla, siç janë rastet kur ndryshon lejen e qarkullimit, shitjen e automjetit etj. Kjo do të thotë që ne i kursejmë qytetarëve 117. 2 milion minuta përgjatë një vitit. Nga ana tjetër ne lirojnë nga barra e madhe e procedurave edhe sportelet tona, me synim ofrimin e një shërbimi më të mirë për qytetarët”, tha ai.

Por një tjetër lehtësim është edhe praktika e ndërrimit të pronësisë së automjetit. Prej disa muajsh kjo procedurë, vetëm në rastet e kontratave të thjeshta kryhet pranë sporteleve të DPSHTRR, duke shmangur hallkën e noterit.

Edhe në këtë rast, procedura do të kushtojnë 1400 lekë, kundrejt një tarife gati tre herë më të lartë që aplikon noteri.

Udhëzimi i ri synon krijimin e një sporteli të vetëm ONE STOP SHOP në mënyrë që qytetarët të reduktojnë ecejaket në zyrat të tjera, duke e bërë sistemin automatik. Por jo vetëm.

DPSHTRR thotë se ka infrastrukturën e nevojshme që të ofrojë këto shërbime me qëllim reduktim e informaliteit, apo shmangien e gabimeve të ndryshme. / vizionplus

Blendi Gonxhe kontrolli fizik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.