Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Historia / 67-vjeçari dhunon familjarët dhe del më jorgan me vete

21:10 / October 3, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kapaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fatjon Kapaj ankohet në Fiks Fare se xhaxhai i tij ka probleme të shëndetit mendor, por që spitali nuk ia pranon, thotë se është i aftë mendërisht.

Xhaxhai i Fatjoni dhunon familjarët, nuk i njeh, ecën gjithë ditën me jorgan në kurriz, por edhe pse bën këto veprime për mjekët ai është “ok”.

Fatjoni tregon se bashkëjetesa me xhaxhain është bërë deri diku e pamundur, pasi ata jetojnë në kushte të vështira ekonomike.

“Unë jam i sëmurë e nuk eci dot, jetojmë vetëm me kempin tim, xhaxhai është i sëmurë mendor, bëhet shpesh herë i dhunshëm”, thotë Fatjoni dhe kjo i sjell shqetësime në familje.

Nuk kanë munguar as rastet kur xhaxhai i tij 67 vjeç e ka goditur me gurë dhe ka shpëtuar mirë pa e çarë në kokë. Ai e ka vizituar disa herë në spitalin psikiatrik, por këta të fundit nuk ia kanë mbajtur me pretendimin se gëzon shëndet të mirë mendor.

“E çuam në psikiatri, mjekja thotë është në rregull, nuk merr as ilaçe as asgjë, kërkojmë ndihmën e Fiksit, pasi ndryshe nuk di çfarë të bëj “, thotë Fatjoni.

Dhunën e pranon edhe vëllai i 67-vjeçarit. Madje ai shton se edhe për ta ushqyer ia japin nga dritarja pasi shpesh herë shfaq shenja dhune.

“E çuam në spital, thonë është mirë, nuk na e mbajtën, nuk dimë ç’të bëjmë, në shtëpi nuk e mbajmë dot”, tregon vëllai i të sëmurit.

Gjatë marrjes së denoncimit gazetarët e Fiksit e panë edhe vetë të sëmurin duke ardhur përqark në oborr me jorgan dhe jastëk. nga dhuna që ushtron ndaj familjarëve atë e kishin akomoduar në një dhomë veç ku flinte në kushte shumë të këqija.

I vëllai i 67- vjeçarit i pyetur nga gazetarët se pse e mbanin të veçuar u përgjigj: ” Kemi frikë , se na ka dhunuar. Madje djalit m’i ka qëlluar me gur”.

Familjarët tregojnë se janë në kushte të këqija ekonomike dhe se 67-vjeçari duhet të marrë një kurim të specializuar.

Ai nuk ka pension pasi nuk ka punuar asnjëherë për shkak të gjendjes së tij , por vetëm një ndihmë ekonomike prej 2500 lekësh në muaj. Familjarët tregojnë se e kanë dërguar disa herë në spital të Vlorës , ku spitali e ka mbajtur vetëm një ditë dhe më pas e ka nxjerrë. Babait i është dashur ta kërkojë nëpër Vlorë që ta sjellë sërish në shtëpi tregon Fatjoni.

“Kurse në Spitalin Psikiatrik të Vlorës mjekja tha merreni se është në rregull”, shprehet Fatjoni.

Gazetarët e Fiksit ju drejtuan spitalit psikiatrik Vlorë, për të marrë një përgjigje se përse nuk ishte shtruar i sëmuri. Nëndrejtori teknik i institucionit tha se ky pacient nuk ka patur asnjëherë kartelë në këtë institucion, por që mund të riparaqitet për vizitë.

“Mjekja e ka menduar dhe vlerësuar se nuk duhet shtruar, por familjarët mund ta sjellin sërish dhe ta shohim, nuk besoj që mjekja të ketë gabuar”, thotë nëndrejtori.

Edhe pse mjekja e ka nxjerrë të aftë mendërisht 67-vjeçarin , familjarët e tij jetojnë çdo ditë me frikë nga ndonjë përshkallëzim i dhunës nga ana e të sëmurit.

Fatjon Kapaj Fiks Fare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

Fiks Fare/ Denoncoi vëllanë e deputetes së PD-së se i nxori armën, policia e arreston, qytetari: Prokuroria nuk e hetoi ngjarjen

21:30 / April 24, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.