Edioni sot është 13-vjeçar, një shqiptar që jeton në Suedi e që vuan nga autizmi. Por vuajtjet e familjes Bajraktari shtohen e më tej pasi përballen tashmë me një problem të madh, atë të dëbimit nga Suedia, pas një vendimi që ka dalë nga autoriteti suedez i Këshillit të Migracionit.
Historia e Edion Bajrakatarit ka marrë zë në mediat suedeze. Nëna e tij 54-vjeçare, Evri mundohet t’i lehtësojë dhimbjen të birit, i nderron pelenat dhe kur mundet e leviz me karroce. Ai eshte i dashur, nuk flet, por pëlqen të shikojë Tom dhe Jerry dhe të dëgjojnë këngë shqiptare në celular.
Ai vuan edhe nga mbledhja e ujit ne kafke, qe e ben edhe me te veshtire rastin. Nena tregon se kur ishte 8-muajsh atij iu bë një ndërhyrje në kokë, pasi i mblidhte ujë.
Ne Shqiperi, sipas nenes, nuk kishte ndihmen mjeksore qe atij i duhej dhe shkuan ne Suedi, por tashme po perballen me debimin.
Nena tregon se ne Shqipëri mjeket kishin thene se djali i saj do te jetonte deri ne moshen 8-vjeçare. Por familja nuk u dorezua, shkoi ne Suedi ne vitin 2012 kur djali ishte vetem 7 vjec.
Ata e provuan njehere debimin, por u kthyen serish mbrapsht. “Në Shqipëri nuk do të marrë asnjë kujdes. Ndihemi sikur po presin ditën kur do na ndalojë frymëmarrja”, thotë Adana, motra e madhe.
Nderkohe qe Bordi i Migracionit i quan jo te mjaftueshme dokumentet per te qendruar familja Bajraktari.