Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Historia e veçantë e familjes tiranase (Video)

09:20 / May 26, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
muharrem gurra
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Ka njerëz që duket sikur kanë lindur për t’iu dedikuar një mjeshtërie. Kështu është edhe një familje tiranase me mbiemrin Gurra. Është një histori e rrallë e një mjeshtërie që buron nga të parët dhe rrjedh brez pas brezi deri tek pasardhësit më të rinj, të cilët sot i dedikohen pasionit për muzikën.




Në një intervistë për emisionin “Jo vetëm modë” në Tv Klan, Ramazan Gurra tregoi se familja e tij prej 5 brezash vijon të merret me veglat muzikore.

“Stërgjyshi im Ali Gurra, gjyshi im Ramazan Gurra, babai im Muharrem Gurra, unë Ramazan Gurra i dytë edhe Herli Gurra jemi 5 breza që merremi me veglat muzikore”, tregoi Ramazan Gurra.

Të parët e familjes Gurra iu dedikuan krijimit të instrumenteve në mënyrë krejtësisht spontane dhe autodidakte. Ali Gurra dhe i biri Ramazan Gurra sollën në jetë instrumentet e traditës si lahuria, një lloj i çiftelisë me tre tela apo pipat. Ata ishin paraardhësit e një prej krijuesve më virtuozë të muzikës qytetare tiranase, i cili ka lënë një trashëgimi prej më shumë se 270 këngësh, ato që të gjithë i këndojnë përmendësh, i kërcejmë në gëzimet familjare dhe na duket se kanë shekuj që jetojnë, në fakt janë krijimet e Muharrem Gurrës. Ai i mori mësimet e para në muzikë si pjesë e bandës mbretërore. Në moshën 14-vjeçare ai mundi të blinte dy violina me ndihmën e profesorëve çekë. Në vitin 1938 Muharrem Gurra u nis për në Itali për të studiuar muzikë bashkë me bandën e gardës mbretërore. Në vitet ‘40-të situata ndryshoi krejtësisht dhe Muharrem Gurra pësoi një humbje të madhe si muzikant, por prej kësaj humbje fitoi diçka shumë më të madhe.

“Në çlirimin e Tiranës vijnë partizanët dhe pyesin për shtëpinë tonë, e cila qëndronte e mbyllur. Një fqinje i tregon se shtëpia ishte e një prej muzikantëve të mbretit. Ata kishin shpërthyer derën, kishin hyrë dhe kishin thyer një nga violinat. Muharrem Gurra mbetet pa violinë dhe aty ka bërë me duart e veta me një brisk, violinën më të veçantë në gjithë botën. Është punuar në një copë dru mani dhe jo në copa të veçanta siç bëhen zakonisht violinat. Vetëm kapakun ka veç. Është violinë unike si nga forma ashtu edhe nga tingulli, është “made in” Muharrem Gurra. Kjo violinë ka kompozuar mbi 270 këngë”, tha Gurra.

Këngëtarët që kanë mësuar këngët e tij janë emrat më të njohur të muzikës shqiptare si Fitnete Rxha, Merita Halili, Kastriot Tusha, Agim Hoxha, Safete Toska, Ismail Tërshana, Zeliha Sina etj./tvklan


Familje gurra historia tiranas
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.