Për herë të parë, Këshilli Bashkiak i Tiranës do të ketë në përbërje të tij edhe një këshilltar që vjen nga radhët e komunitetit rom duke shënuar një moment historik. Sead Kazanxhiu, 37-vjeç, vjen nga Partia Socialiste dhe zëvendëson në këtë detyrë Besard Kadinë. Në fjalën e tij, Kazanxhiu u shpreh: “Ky është një moment historik. Bashkia e Tiranës është një parlament i vogël dhe nuk dua të jem i pari dhe i fundit. Dua që kjo rrugë të hapet dhe të përfshihen sa më shumë anëtarë të pakicave në Shqipërisë”, tha ai.
Të fundit
Historike, për herë të parë në Këshillin Bashkiak të Tiranës edhe një pjesëtar i Komunitetit rom
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment