Kishte kohë që nuk kishte publikuar ndonjë projekt muzikor, por thirrjes së fansave për të sjellë ndonjë klip, Çiljeta Xhilaga u dha fund.
Këngëtarja shumë e njohur për publikun, ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “A je mirë”. Këtë këngë, Xhilaga e solli në bashkëpunim me këngëtarin Esto.
Ndonëse është bashkëpunimi i tyre i parë, deri më tani, kënga “A je mirë” ka marrë shumë pëlqime dhe komente nga fansat e secilit prej tyre.
Kujtojmë, që Çiljeta ka një karrierë goxha të gjatë artistike.
Megjithëse Estto është një këngëtar i ri, me anë të një statusi në rrjete sociale, këngëtarja Xhilaga ka shkruar se ka qenë pikërisht ajo, që e ka ftuar atë për një bashkëpunim, nisur nga talenti që ky i fundit posedon.
“…nqs shum her me ka ndodhur te me kerkojne bashkpunime per te suportuar te rinjte e talentuar kete here ftova un ne bashkpunim nje talent si @estoo”,- ka shkruar midis të tjerash ajo.
Kënga e tyre nuk erdhi në mënyrë të papritur për fansat.
Xhilaga, kishte lajmëruar për bashkëpunimin me Estoon që në fund të muajit korrik.

Duke shpresuar që në të ardhmen këngëtarët të sjellin të tjera projekte në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më poshtë mund të dëgjoni këngën e tyre.