Policia ka shoqëruar dy protestues në komisariat pas përfundimit të protestës së opozitës, e cila u mbajt sot përpara Parlamentit.
Në protestën e cila zgjati rreth dy orë pati përplasje me policinë. Protestuesit hodhën edhe fishekzjarre dhe tymuese drejt Parlamentit.
Edhe seanca plenare u shoqëruar me debate dhe tensione të forta. Për shkak të situatës së krijuar nga deputetë e PD-së, Lindita Nikolla komunikoi mbylljen e senacës.