U mbajt sot seanca në Gjykatën Penale për protestuesit e arrestuar në demonstratën e opozitës që u zhvillua të hënën para Kryeministrisë, Tiranë.
Ndaj 4 demonstruesve u vendos masa detyrim paraqitje.
Deputetët Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Bledjon Nallbati ishin në ambientet e gjykatës për të shprehur kështu mbështetjen ndaj protestuesve.
