Ministri Holandez i Kujdesit Mjekësor, Bruno Bruins u rrëzua këtë mbrëmje gjatë një debati për koronavirusin në parlamentin kombëtar. Bruins u tund pak dhe ra në gjunjë, si rrjedhojë njëri prej kolegëve të tij e ndihmoi atë. Pasi mori nja dy gllënjka ujë, Bruins u largua nga salla e Parlamentit.
Në Twitter, Bruins tha se “vuante nga ligështimi nga rraskapitja dhe javët intensive. Tani gjërat po shkojnë përsëri më mirë. Unë do të shkoj në shtëpi tani për të pushuar, në mënyrë që të mund të kthehem në punë nesër”.
Parlamenti ka debatuar për qasjen Holandeze për koronavirusin që nga 1 e pasdites, me Kryeministrin Mark Rutte dhe Ministrin e Shëndetësisë Bruno Bruins, Ministrin e Financave Wopke Hoekstra dhe Ministrin e çështjeve Ekonomike Eric Wiebes.
Debati u ndërpre pasi Bruins u largua nga salla.