Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Homazhet në arkëmortin e Mbretëreshës Elisabeth II/ Princ Harry do të veshë uniformën uniformën ushtarake

21:57 / September 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Angli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nipërit e mbretëreshës, duke përfshirë Princin e Uellsit dhe Dukën e Sussex, do të qëndrojnë rreth arkivolit të saj këtë mbrëmje, ndërsa arkëmorti i saj ndodhet në Westminster Hall. Me kërkesë të mbretit Charles, Princi Harry do të veshë uniformë ushtarake, për herë të parë që prej vitit 2020. Princi Harry ka veshur rroba civile në ngjarje publike që kur mbretëresha ndërroi jetë.

Të premten në mbrëmje, fëmijët e Mbretëreshës, përfshirë edhe Mbreti Charles qëndruan për rreth 10 minuta. Teksa largoheshin nga salla, publiku i duartrokiti. Ndërsa vizita e nipërve pritet të zgjasë rreth 15 minuta. Dy djemtë e Mbretit do të jenë bashkë me Peter Phillips, Zara Tindall, Princesha Beatrice dhe Eugenie, Lady Louise Windsor dhe James, Viscount Severn.

Princi Harry nuk është parë me uniformë ushtarake që kur u tërhoq nga detyrat e tij mbretërore në vitin 2020. Ai shërbeu në Afganistan si pjesë e Ushtrisë. Tashmë ai tani jeton në Kaliforni me gruan e tij Meghan dhe dy fëmijët e tyre.

Princi Harry kishte veshur një kostum ndërsa eci pas arkivolit të mbretëreshës, ndërsa vëllai i tij kishte veshur uniformë ushtarake. Princi Andrew gjithashtu u lejua të vishte uniformën e tij ushtarake ndërsa qëndronte të premten. 62-vjeçari dha dorëheqjen si anëtar i familjes mbretërore në vitin 2019, pas një interviste në Newsnight në lidhje me Jeffrey Epstein. Princit më vonë iu hoqën titujt e tij ushtarakë.

Mbretëresha do të qëndrojë në Westminster Hall deri në funeralin e saj të hënën. Radha për të parë arkivolin shtrihet deri në Parkun Southwark. Zyrtarët kanë thënë se nëse parku arrin kapacitetin, hyrja do të ndërpritet. Më tej, një ekran LED paralajmëron njerëzit se sa kohë duhet të presin.

Këtë të shtunë Mbreti Charles u takua me krerët e forcave të armatosura në Buckingham Palace dhe vizitoi selinë e Policisë Metropolitane, New Scotland Yard. Më pas ai shkoi në Urën Lambeth, së bashku me Princin William për të përshëndetur ata që ishin në radhë.

Në Blackpool, ndriçimet e kullave,  të cilat u ndryshuan në të kuqe, të bardhë dhe blu për periudhën e zisë, do të fiken në orën 20:00 të së dielës, kur do të mbahet një heshtje kombëtare një minutëshe.

Elizabeth II Princ Harry uniforme
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.