37-vjeçarja Sanna Marin para disa muajsh dha dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Socialdemokrate të Finlandës, pas humbjes në zgjedhjet e prillit të këtij viti.
Tërheqja nga politika solli gjithashtu ndryshime në jetën e saj personale. Marin u nda nga ish-bashkëshorti pas 19 vitesh të kaluara së bashku.
Tanimë çdo gjë ka ndryshuar për të dhe nga postimet në rrjete sociale duket se Sanna po jeton momentin. Në fotografitë e publikuara së fundmi në Instagram, 37-vjeçarja shihet duke u argëtuar me miqtë e saj në Flow Festival, një festival muzikor treditor në Helsinki, gjatë të cilit iu bashkua edhe deputetja Naseema Razmiar.
Për çdo ditë të festivalit, Marin zgjodhi një stil të ndryshëm veshjeje.
Ndër të tjera ish-politikania postoi edhe video mes turmës teksa dëgjonte muzikë dhe kërcente. “Këtë verë bëra pushime për herë të parë pas kaq shumë kohësh”, shkroi ajo në Instagram.