Dashi
Të hënën, Mërkuri do të bashkëveprojë me Jupiterin në aspektin e karrierës dhe kjo do të të bëjë ta vlerësosh më shumë se çdo fushë tjetër. Më pas, nis edhe sezoni i Bricjapit dhe po, karriera do të jetë në planet e tua afatgjata. Sigurisht, edhe kjo javë do të ketë ca keqkuptime, tipike të Mërkurit në prapavijë.
Demi
Mbaje shpresën gjallë, i dashur Dem! Mërkuri dhe Jupiteri të fuqizojnë shpresën për të ndryshuar totalisht jetën në mënyrën më të dobishme dhe shëruese. Më pas, me nisjen e sezonit të Bricjapit, do të përfshihesh në aventura të reja, emocionuese, por deri atëherë, kujdes me tonin dhe mënyrën e komunikimit.
Binjakët
Cila është e vërteta jote? Të hënën, kur Mërkuri dhe Jupiteri bashkëveprojnë, ti do të jesh në gjendje të ndash saktësisht atë që ke në mendje dhe atë që ke në zemër. Kjo javë të bën më pasionant se kurrë, ndaj do jesh gjithnjë në kërkim të intimitetit dhe mënyrave të reja për të kënaqur partnerin. Nga e marta do të nisin ca keqkuptime, të cilat do t’i zgjidhësh shpejt.
Gaforrja
Aspekti social në shenjën tënde do të ndriçohet dhe ti do të jesh i/e aftë të krijosh një komunitet të fortë dhe të pathyeshëm. Miqtë janë të çmuar për ty, ndaj do të jenë prezentë në shumë aspekte të jetës. Me nisjen e sezonit të Bricjapit, ajri do të pushtohet nga kimia dhe tërheqja me një person që ndoshta s’e ke pasur shumë në konsideratë.
Luani
Një aftësi kyçe në karrierë, është toleranca, ndaj mos bjer pre e idesë së parë për konflikt, por kupto edhe anën e personit tjetër. Kjo javë të bën një shenjë kurioze, ndaj do të kërkosh gjithë kohës përgjigje për pyetjet e tua në aspektin profesional.
Virgjëresha
Mendo dy-tre herë, Virgjëreshë! Të hënën, Mërkuri do të bashkëveprojë me Jupiterin në sektorin e inteligjencës dhe befas, do të kesh ide të tjera për lumturinë. Sezoni i Bricjapit të frymëzon të bëhesh një shenjë e guximshme, por edhe e dashur me të tjerët. Inteligjenca emocionale, edhe këtë javë do të jetë e paparë!
Peshorja
Lejoje veten të ndiejë çdo emocion. Mërkuri dhe Jupiteri të ndihmojnë që të mos stresohesh në situata kur ndjesitë të kaplojnë dhe të motivojnë që t’u dorëzohesh ndjesive, që më vonë ato të mos ndikojnë tek ti. Sezoni i Bricjapit nis për të të çuar më tej, drejt suksesit, familjes dhe dëshirës për përkatësi.
Akrepi
Mund të besosh te njerëzit që ke pranë, Akrep! Do të kuptosh se sa e rëndësishme është të shprehesh diku dhe të gjesh mbështetje te njerëzit që të rrethojnë. Ne jetojmë në komunitet dhe komunikojmë me të tjerët, ndaj sa më shpejt dhe me besim ta bësh këtë, aq më e thjeshtë do të jetë jeta jote.
Shigjetari
Ulu me këmbë në tokë, i dashur Shigjetar! Mërkuri dhe Jupiteri hyjnë në sektorin e mendimeve dhe këtë javë do ta gjesh veten duke menduar më shumë se zakonisht. Sezoni i Bricjapit do të nisë këtë javë, për të shprehur dëshirat dhe qëllimet e tua, sidomos në sferën e punës.
Bricjapi
Mendo dhe thuaje se kush je! Identiteti dhe autenticiteti kanë shumë rëndësi dhe ti e di shumë mirë! Kjo javë përkon edhe me sezonin e ditëlindjes tënde dhe do të shohësh përreth teksa manifestohen dëshirat dhe idetë e tua. Mos u ndal, pavarësisht problemeve me të cilat mund të hasesh rrugës.
Ujori
Kjo javë të bën të relaksohesh dhe të tërhiqesh paksa nga gjiiithëëë puna e pandalshme që ke bërë gjatë 3 muajve të fundit. Por, më e rëndësishmja, çlirohu nga gjërat që të mbajnë peng në të shkuarën dhe lër vend në të tashmen. Do të takohesh me miqtë e tu këtë javë dhe ata do të të ndihmojnë në këtë proces.
Peshqit
Fol për ndjesitë dhe mendimet e tua, që të dëgjohesh! Zona e komunikimit do të ndriçohet dhe ti do ia dalësh të thuash gjërat pa sikletin që ke zakonisht. Një periudhë më sociale dhe e bukur të pret, ndaj, me shpresë dhe besim se do e kalosh pa problem prapavijën, bëhu gati për më të mirën!