Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytezën e Ballshit pasditen e sotme, ku një 60 vjeçare ka spërkatur me benzinë komshien e saj me qëllim për ta djegur.
Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.
Pas kësaj, gruaja me iniciale P.T., ka hedhur benzinë në trupin e saj dhe ka ndezur çakmakun për t’u vetëdjegur.
Njoftimi i Policisë:
Patrulla e policisë në Ballsh bën të mundur që një shtetase mos të pësonte dëmtime të rënda pas flakës që i kishte vënë vetes.
Sot rreth orës 18:15, në qendër të qytetit të Ballshit, shtetësja P.T, 60 vjeçe, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka spërkatur me benzinë dhe ka tentuar t’i veri flakën komshies së saj, shtetases E.Xh, e cila ka arritur të largohej.
E ndodhur në gjendje të rëndë psikologjike, shtetasja P.T ka hedhur benzinë në trupin e saj dhe ka ndezur çakmakun për t’u vetëdjegur.
Ndërhyrja e patrullës së policisë bëri të mundur që shtetasja P.T të mos pësoi dëmtime të rënda duke fikur menjëherë zjarrin.
60-vjeçarja u transportua me ambulancë për në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashte rrezikut për jetën.
Dyshohet se kjo shtetase vuan nga depresioni.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.