Pas rikthimit nga Brukseli kryeministri i Kosovës Abdullah Hoti tha në një deklaratë për mediat se pa dialog nuk ka alternativë. “Pavarësisht ndryshimeve në axhendën e fundit ne mbesim të përkushtuar. Besojmë thellë që pa dialog nuk ka alternativë. Këtë qëndrim e kam paraqitur edhe para zyrtarëve të BE, është në interes të Kosovës që ky process të mbyllet sa më shpejt, për shkak
Unë kam pasur bisedim me grenell. Pas diskutimeve jemi dakordu që ta shtyjmë për një datë sa më shpejtë. Axhenda e takimit mbetet e njëjtë, që ti japë shtysë dialogut përmes një axhende të zhvillimit ekonomik.
Tani janë duke u bo arranxhimet e fundit për samititn e parisit. Jemi të nderuar që kemi një fokusim të madh të kancelares gjermane dhe presidentit francez. Besoj që shumë shpejt axhendën për samitin do ta kemi publike”, tha ai.