Eksperti i Sigurisë Gëzim Hoxha, është shprehur se policia mund të ndikojë në uljen e aksidenteve vetëm 5%.
Në një intervistë për “Ora News”, Hoxha tha se sinjalistikën rrugore nuk e vendos policia por bashkitë përkatëse të zonës.
Gëzim Hoxha: Siguria rrugore duhet parë në një këndvështrim tjetër, në këndvështrimin është polici ai që i vendos këto statistika. Sipas studimit, policia mund të ndikojë në uljen e aksidenteve vetëm 5%, pjesa tjetër nuk i përket policisë. Është Ministria e Infrastrukturë dhe Transportit. Këtu ka një mori problemesh, duke filluar nga autoshkollat, nga edukimi në kopsht e në shkolla.
Policia nuk vendos sinjalistikën, policia vetëm i zbaton. Sinjalistikën e vendos Bashkia.
Ndër të tjera ai tha se personat që dëmtohen në aksidente, duhet të marrin dëmshpërblim dhe për këtë duhet të marrin avokat.
Gëzim Hoxha: Viktimat e aksidenteve duhet të marrë avokat, që të mos humbin dëmshpërblime. Ai duhet të marrë avokat me njohuri të posaçme teknike – juridike.