Në mes të stuhisë amerikane, me futjen në listën e zezë të tregtisë të bizneseve që mund të mos marrin në të ardhmen software të Google dhe çipët Qualcomm dhe intel, Huawei vazhdon aktivitetin e tij.
Në Londra Honor, një brend i ri i kompanisë kineze do të prezantohen smartphone-t e rinj. Honor prezanton serinë e Honor 20, i përbërë nga një model “normal” dhe një model Pro, plus një version “Lite” të një fashe ekonomike.
Honor 20 dhe Honor 20 Pro fokusohen në trupin e tij dhe pjesët fotografike. Pjesa e pasme e tij është në “xham holografik dinamik multidimensional”, thotë kompania dhe krijon një efket optik të thellësisë.
Honor 20 Pro, që për momentin privohet nga certifikimet e Google për shkak të masave të SHBA, ka një ekran prej 6.26 polsh dhe ka një kamera të katërfishtë në pjesën e prapme. Telefoni ka procesorin Kirin 980 me Inteligjencë Artificiale, më i fuqishmi i prodhuar nga Huawei, me 8 GB Ram dhe 250 GB memorie të brendshme. Ka një bateri prej 4.000 mAh dhe karrikohet shumë shpejt.
Ai do të jetë i disponueshëm në ngjyrat Phantom e zezë e Phantom Blu për 600 euro; ndërsa Honor 20 është në ngjyrat Midnight Black dhe Sapphire Blue për 500 euro.