Një vit i ri shkollor ka nisur sot dhe kjo është një ditë mjaft e veçantë për të gjithë fëmijët por edhe për prindërit, të cilët habiten se sa shpejt rriten të vegjëlit e tyre.
Kështu ka qenë edhe për shoë girl-in e njohur Hueyda el Saied, e cila ka çuar djalin në shkollë sot dhe është emocionuar shumë.
I biri ka nisur klasën e parë në Luksemburg ndërsa Hueyda tregon se është hutuar nga emocionet.
“Dita e parë e shkollës. Gabrieli është i gëzuar, ndërsa mua më kapi një ankth sa që kur u fut në klasë, rrija si statujë tek dera dhe e shihja. Në një moment u hutova aq shumë sa u futa në klasën e tij dhe pyeta: “Gabriel ku e le çantën”, ndërkohë që çanten e tij e kisha unë në dorë. Koha kalon aq shpejt dhe unë e kuptoj këtë teksa
shoh Gabrielin të rritet e të më thotë « Mami mjaft më puthe »”- janë fjalët e Hueydës në foton e publikuar te te birit.