Një 15-vjeçar ka humbur jetën në Dimal, gjatë punës në një lavazh. Të miturin e zuri korrenti dhe për këtë ngjarje, Policia ka vënë në pranga pronarin.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin A.H, 37 vjeç, banues në Dimal, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Mëngjesin e sotëm, në lavazhin në pronësi të 37-vjeçarit, një shtetas 15 vjeç, banues në Dimal, i cili punonte si ndihmës, në këtë lavazh, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë, ka humbur jetën.
Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, vijojnë hetimet për të dokumentuar përgjegjësinë penale të shtetasit A.H”,-njofton policia.