Një 45 vjeçar ka ndërruar jetë pasi është qëlluar me armë zjarri. Top Channel raporton se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Selenicë të Vlorës dhe viktima është identifikuar si Nikola Ikonomi ose siç njihet nga banorët Laver Tozaj.
Burri u gjet nga kalimtarët në afërsi të shkollës së Selenicës, me tre plumba në trup.
Ndonëse u transportua në spitalin e Vlorës, Tozaj nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.
Mbetet ende e paqartë se si ka ndodhur ngjarja, por policia ka nisur hetimet.