Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, ku ka mbetur i vrarë drejtuesi i komunitetiti çam, Festim Lato.
Lato njihej edhe si Presidenti i Republikës së Çamërisë, ndërsa mediat raportojnë se atij i është bërë atentat në Holandë.
Në profilin e tij në Facebook shumë miq të tijë i shprehin ngushëllimet familjes dhe kombit shqiptar për këtë humbje të madhe.
Atentati daj Festim Latos është bërë në kushte misterioze dhe ende nuk dihet se kush mund të jetë autori.
Policia holandeze ka njoftuar sot familjen e Latos në Vlorë.
Dyshohet se vrasja mund të jetë bërë për arsye politike.