Një djalosh 13-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Norkflor, Angli. Jake Wapple u gjend në shtëpinë e tij, në gjendje të pajetë dhe mjekët nuk arritën dot ta shpëtonin.
Policia raporton se arsyeja e vdekjes së 13-vjeçarit është konsumi i tejskajshëm i kimikatit aerosol, i cili gjendet në deodorantët e trupit.
Mamaja e tij, Susane Ëaple, ka deklaruar se kohët e fundit ajo kishte vënë rë që parfumet dhe deodorantët e saj kishin filluar të rralloheshin, të mungonin, e shpesh herë ajo i gjende shishet e tyre bosh, pa ditur që djali i saj i vogël, i’a kishte marrë.
Djali 13-vjeçar i kishte thënë disa herë mamasë së tij, se i pëlqente aroma që ajo kishte, dhe një herë ajo e kishte parë atë të hidhte deodorantin e saj, dhe djali i kishte thënë se sa here e ndjente atë aromë, i kujtohej ajo.
Aerosoli është një kimikat shumë i dëmshëm për trupin e njeriut, dhe ai nuk duhet kurrësesi të shkojë në mushkëri. Një teori tjetër supozon se nga thithja e aerosolit, njeriu mund të ndjejë një lloj alternimi në përceptimin e tij, dhe ka shumë njerëz që eksperimentojnë me kimikate të tilla, për ti përdorur ato në formë droge.
Prindërit e djalit, thonë se ai ishte një tip shumë aventurier, që i pëlqente të provonte gjëra të reja që mësontë kryesisht në telefon.