Këngëtarja e talentuar Marsela Çibukaj ka rrëfyer “Në Kurthin e Piter Pan” se si ka humbur plot 40 kilogramë për një vit. Sipas Marselës, gjëja më e rëndësishme është kujdesi ndaj vetes, duke shtuar se iu desh shumë vullnet e sakrificë që të arrinte në peshën që donte dhe që ishte më mirë për shëndetin e saj.
Marsela Çibukaj: Kam përshtypjen që vjen një moment i caktuar kur zë një vend të parë kujdesia ndaj shëndetit, më tepër sesa thjesht bukurisë apo të dukurit bukur në ekran për ne që jemi të profesionit apo skenës. Ndaj unë mendova se kishte ardhur momenti që të kujdesesha për shëndetin tim, të bëja pak kontroll në ushqim, por gjithashtu të preferoja jo përtesën, por të merrja atë iniciativën të dilja nga shtëpia. Të bëja një ecje të bukur në natyrë, ose të preferoja një sport, yoga…
Dhe me pak durim, me shumë vullnet, me pak sakrificë arrihet gjithçka. Është shumë e rëndësishme që të kujdesemi për veten tonë. Qoftë atë fiziken dhe atë shpirtëroren, janë të lidhura.
-Sa kilogramë?
Marsela Çibukaj: Më shumë sesa 40!
-Më shumë sesa 40 kilogramë u kemi thënë ikni.
Marsela Çibukaj: Shpresoj mos të kthehen më!