Andi Llabuti, gazetar dhe shoku i të ndjerit Lear Kurti ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv ku thotë se lajmin e ka marrë vesh mëngjesin e së enjtes kur një shok i përbashkët e telefonoi dhe i tha se policia e kishte kapur “Larin” siç dhe ata e thërrisnin dhe e ka rrahur deri në vdekje.
Llabuti tregon se për shkak se ishte edhe përgjumësh nuk e pranonte dot vdekjen e mikut të tij.
“Nga policia apo kushdo që i dirigjon këto, tashmë çfarë nuk pritet, duke qenë se është e njëjta situatë si me Klodian Rashën, vetëm se po përsëritet pas dy viteve.
Informacioni i parë i cili është më pranë të vërtetës, se sot është bërë modë që ndalohen makinat pa asnjë shkak thjesht se i teket policit, e kanë ndaluar, ky nuk ka pranuar, siç e kanë çunat e sotëm, ‘mos na mërzit sot’.
Këta i kanë zënë pritë diku nga zona e ‘Don Boskos’, duke lajmëruar dhe patrulla të tjera. Në makinë thuhet se ka qenë i shoqëruar me një shok tjetër, pasi është kapur nga policët e futën në furgon dhe kanë ushtruar dhunë intensive duke i shkaktuar dhe vdekjen.
Kur ka shkuar te Spitali i Traumës ka shkuar pa asnjë shenjë jete. Kur familja thotë se djali ishte si luan dhe nuk vuante nga asnjë sëmundje, thjesht logjika ku të çon.
Pretendimi i parë ishte se vuante nga epilepsia, më pas u ndërrua. U tha se gëlltiti një qese kokainë, sot u bënë dy qese, u ndërruan. Çdo ditë po del një alibi e re.
U tha që gëlltiti një qese, këta nuk i qëndrojnë korrekt asaj që thonë, më pas na del dy qese. Nuk e di ku ku duan të dalin.
Nëse është marrë me lëndë narkotike dhe nuk është kapur nga policia, turp t’i vijë policisë që nuk e ka kapur. Nëse është marrë dhe e ka kryer dënimin, ai e ka kryer dhe kaq.
Nëse ky ka pasur një të kaluar për lëndë narkotike, jo se të teket dhe e ndalon. Nuk po marrim vesh se sa qese kishte dhe sa kas gëlltitur fare mirë mund ta hidhte jashtë pse ta gëlltiste.
Ka pasur më parë raste që i kanë gëlltitur dhe nuk kanë shkaktuar vdekje, ka treguar ekspertiza se nuk ka pasoja”, tha Llabuti.