Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Humbi jetën nga moti i keq, familjarët: Të njihet se ra në krye të detyrës

14:04 / January 10, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6288
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një person humbi jetën nga moti i keq në Durrës. Astrit Hysenaj u gjet i mbytur në një kanal. Ai banonte në fshatin Arapaj teksa ishte edhe punonjës i Ndërmarrjes së Komunales.

Familjarët e tij shprehen se Hysenaj humbi jetën në krye të detyrës. Sipas tyre, ai ishte duke pastruar autostradën pranë kanalit, kur u rrëmbye nga rrjedha e fortë e ujit.

Familjarët kërkojnë që ngjarja të njihet zyrtarisht si humbje jete në krye të detyrës dhe të faktohet se, në momentin kur u rrëmbye nga uji, ai ishte në punë.

“Familjarët kërkojnë që ky ka rënë në krye të detyrës, pasi sipas pamjeve tona deri në 08:25 ka qenë duke punuar. Ato që i takojnë sipas ligjit. Ne mendojmë atëherë ka qenë momenti që është zhdukur. Nëse ndonjë ka pamje të kundërta le të na e vërë në dispozicion që ka qenë duke ikur në shtëpi, ose ka qenë këtu. Ato që kemi ne, ai ka qenë duke punuar”, tha djali i xhaxhait të tij, O. Hysenaj.

Familjarët kanë publikuar edhe një video me celular nga vendi ku rezulton se Hysenajn e ka marrë rrjedha.

Viktima la pas nënën 85-vjeçare, bashkëshorten dhe një djalë.

“Kanë ngelur vetëm me pensionin e nënës”,tha i afërmi.

Durrës familjarët humbi jetën
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.