Gëzim Redhi është 62-vjeçari që humbi jetën këtë të shtunë në Ksamil teksa ishte duke mbledhur ullinj.
Redhi ishte pedagog i Gjuhë-Letërsisë në universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, me titullin profesor doktor.
Ngjarja ndodhi në lagjen nr.1, Ksamil. Dyshohet se ai u rrëzua aksidentalisht nga pema dhe ndërroi jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.