18 vite në kërkim të Gjergji Zhupanit, humbur në Greqi. Dyshimi i familjes bien se ai është larguar në tjetër destinacion dhe se pronari e di të vërtetën.
Gjergji Zhupani u largua drejt Greqisë, në vitin 2000. Po në
këtë vit ai punoi rreth 7-muaj, në një zonë të Larisës.Po në këtë vit në
komunikimet e vazhdueshme që kishte me familjarët, këta të fundit pohojnë se
Gjergji iu kishte thënë se kishte marrë kercënime nga dy shtetas shqiptarë
atje, të cilët ishin me origjinë nga Korça. Pas kësaj telefonate dyshuese,
arsyen e kërcënimeve për të cilat nuk morën vesh kurrë, Gjergji vijonte të
merrte rregullisht familjen, përgjatë një muaj nga ky episod. Fundi i marsit të
vitit 2000 ishte e fundit, data 25 kur familjarët humbën çdo kontakt të
mundshëm me 37-vjeçarin nga Gramshi.
Familja e tij që sot jetojnë në qytetin e Durrësit prej vitesh është ende në
pritje të një të vërtete mbi fatin e Gjergjit. Familja beson ende dhe sot se
Panajot Bogdanos, pronari tek i cili pati punuar i riu 37- vjeçar, din të
vërtetën, pasi me të ai punonte dhe jetonte në shtëpinë e tij, ndërsa merrej me
punët me blegtori. Në komunikimin e fundit që ka patur, vëllai paratë që
Gjergji fitoi tek pronari grek, ky i fundit ia ka dorëzuar Verionit. Ndër të
tjera shtetasi grek i ka pohuar se Gjergji, i cili ishte pa letra, ndaj kjo
punë zgjati tek ai nuk zgjati shumë dhe Gjergji u largua. Dyshimi i familjarëve
mbetet se Gjergji mund të ketë lëvizur në një tjetër vend.