Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Humbi zgjedhjet, reagon Boiken Abazi: Kemi dalë në përfundimin se ekziston mundësia ta kemi fituar mandatin në Tiranë

23:37 / April 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
boiken abazi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Boiken Abazi, kandidat i pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë në një shkrim në mediat sociale se nëse vendoset drejtësi për krimin e elektoral ekziston mundësia që ta fitojnë mandatin në Tiranë. Abazi shkruan më tej se arsyeja se pse shumica e votave të tij janë shpallur të pavlefshme është sepse kanë vendosur një “X” të dytë në fletën e votimit.

“Të vendoset drejtësi për krimin elektoral! Nuk është largmendsh ta kemi fituar mandatin në Tiranë. Rezultatet paraprake tregojnë se kemi marrë vota në të gjithë territorin e Qarkut të Tiranës, në qytet e në fshat, nga Shën Gjergji në Rrogozhinë, nga Vora në Kavajë, nga Kamza në lagjet e qendrës së Tiranës. Kjo është edhe arsyeja pse shumica e votave tona janë shpallur të pavlefshme duke vendosur një “X” të dytë në fletën e votimit, ose duke ia kaluar subjekteve të tjera politike (kryesisht te PS). Për këtë krim elektoral tashmë kemi grumbulluar mjaftueshëm prova nga vëzhguesit tanë. Deri tani janë shpallur mbi 81.000 vota të pavlefshme në rang Republike dhe mbi 17.000 vota të pavlefshme vetëm në Tiranë. Pas vjedhjes industriale që na kanë bërë, i kemi tashmë rreth 3.000 vota në Qarkun Tiranë sipas rezultateve paraprake të KQZ-së. Ne do të kërkojmë hetim të plotë dhe rinumërim në të gjithë Qarkun e Tiranës për të gjitha qendrat e votimit! Drejtësia duhet të veprojë ndaj atyre që kanë vjedhur vullnetin e qytetarëve. Ekipi ynë ligjor ka dalë në përfundimin se ekziston realisht mundësia ta kemi fituar mandatin në Tiranë.”- shkruan Abazi.

Sipas shifrave të fundit të publikuara nga KQZ, Boiken Abazi ka fituar 2692 vota ose 0.77%, duke bërë në këtë mënyrë që mos ta fitojë mandatin e deputetit.

boiken abazi fituar mundesia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.