Humbja e të shtunës në “Liri Ballabani”, me rezultatin e thellë 1-5, me Luzin e Vogël nuk përtypet lehtë nga matjanët.
Të gjithë shprehin indinjatën dhe dëshmpërimin për këtë humbje fatale, turpëruese. Tifozët e shprehin revoltën e tyre në mënyra të ndryshme. Kudo diskutohet dhe hidhen insinuata për përballjen e fundit. Burreli mundi dy javë më parë Flamurtarin, fitoi në transfertë me Tomorin dhe krej beftas humbi në shtëpi me Luzin e vendit të fundit.
Nuk mungojnë hamendësimet, thashethemet, akuzat për “tolerim”, “baste”, “keqdashje” etj. Në rrjete sociale tifozët burrelas kritikojnë, “mallkojnë”, kërkojnë zgjidhje të shpejtë. Priten ndëshkime pas humbjes së papritur.
Të gjithë pa përjashtim kërkojnë të merren përgjegjësi konkrete për “humbjen e shekullit”. Një disfatë të tillë matjanët e kishin pësuar në fushën e tyre 54 vite më parë, në vitin 1969 me Shkumbnin, me rezultatin 1-4.