pas 32 vitesh, bashkia e Shkodrës do të drejtohet nga PS-ja dhe aty PD-ja pësoi humbjen më të thellë. Por kryebashkiaku i Shkodrës në detyrë, Bardh Spahia deklaroi sot se demokratët nuk i braktisën dhe votat e tyre janë aty.
Në një prononcim për mediat para nisjes së mbledhjes në selinë blu, Spahia tha se institucionet shtetërore u përfshinë në fushatë.
“Aty janë votat e anëtarësisë madje ka rritje. Nuk më kanë braktisur demokratët. Po të lexoni shifrat edhe votat, votat e demokratëve janë aty”, deklaroi Spahia.
