Erla Mëhilli, eksperte komunikimi dhe ish-zëdhënëse e Berishës kur ai ishte kryeministër, thotë se qëndrimi i liderit historik të PD-së që akuzon se mazhoranca qeverisëse ka blerë së paku 10-12 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, është një “amnisti” për humbjen e Lulzim Bashës.
“Njëlloj aministi më duke sikur është. Nuk është se ia përmend emrin por i sugjeron njëlloj linje që duhet të ndjekë. Unë mendoj se lideri duhet të marrë përgjegjësinë edhe kur fiton edhe kur humb”, deklaroi znj. Mëhilli.
Ekspertja e komunikimit nënvizoi se djathta është në krizë pasi ka humbur tri herë zgjedhjet dhe gjendet për herë të parë në një situatë të tillë.
“Nuk kam asgjë personale as me z. Rama dhe as z. Basha. Këtu është në krizë e djathta shqiptare. Jemi për herë të parë në këtë situatë, ka një kryeministër që fiton për herë të tertë dhe një opozitë që humb për herë të tretë. Duhet bërë një rithemelim dhe duhet të përballemi me të vërtetën pasi nuk zgjidhet duke ikur një Lul dhe duke ardhur një Lul tjetër”, deklaroi znj. Mëhilli.