Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Humbja normale e kujtesës dhe kur duhet të shkoni te mjeku

18:41 / April 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shumë situata në jetën e përditshme mund të na bëjnë të pyesim veten nëse mungesa e kujtesës është një shenjë normale e rënies njohëse apo edhe fillimit të demencës.

Kujtesa juaj ndryshon, veçanërisht me kalimin e viteve dhe moshës. Disa njerëz arrijnë t’i kuptojnë dhe njohin këto ndryshime te vetja përpara se t’i vërë re dikush tjetër. Në shumë raste të tjera, janë familjarët ose miqtë e afërt ata që i vërejnë ndryshimet në humbjen e kujtesës, sjelljes ose aftësive të tjera. Ndryshimi midis sjelljeve të lidhura me moshën dhe shenjave të para të demencës mund të jetë shumë i vështirë, por humbja e kujtesës që prish rutinën e jetës së përditshme, nuk është karakteristikë e plakjes. Demenca është një humbje e ngadaltë e kujtesës, e të menduarit dhe arsyetimit. Më së shumti, forma e zakonshme e demencës është alzhajmeri (AHLZ), një çrregullim fatal që vjen si pasojë e dëmtimit dhe humbjes së funksionit të qelizave të trurit.

Shoqata e Alzhajmerit ka hartuar një listë të shenjave paralajmëruese të kësaj sëmundjeje dhe demencave të tjera, për të ndihmuar në identifikimin e problemeve që në krye të herës. Individë të ndryshëm mund të përjetojnë një ose më shumë prej këtyre shenjave, në shkallë të ndryshme. Nëse ju ose dikush për të cilin kujdeseni është duke përjetuar ndonjë nga këto shenja, ju lutem t’i drejtoheni mjekut për të gjetur shkakun. Diagnoza e hershme ju jep një mundësi për të kërkuar trajtimin e duhur dhe për të planifikuar të ardhmen.

Ku qëndron ndryshimi
Shenjat e para të demencës/ alzhajmerit:
Gjykim i dobët dhe vështirësi në vendimmarrje;
Pamundësi për të menaxhuar buxhetin personal;
Pamundësi për të dalluar ditën ose stinën;
Vështirësi gjatë një bisede;
Mosvendosja e sendeve në vendin e duhur dhe paaftësiapër t’i gjetur ato.

demenca harresa kujtesa mjeku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.