Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lifestyle

Humori juaj perëndon bashkë me diellin?Ja si të përshtateni

21:49 / October 31, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
perendimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kur qielli fillon të zhduket që në orën 16:00 – 17:00 pasdite, humori mund të perëndojë bashkë me diellin. Sytë fillojnë e rëndojnë dhe gjithçka që mund të dëshironi të bëni është të mbëshilleni me batanijen e preferuar dhe të flini gjumë.

Por, nuk jeni vetëm! Kjo është një periudhë e vështirë për shumë njerëz. Zgjatja e orëve pa diell dhe ndryshimi i orës, mund të shkaktojë një sërë efektesh në shëndet, si për shembull sulmet në zemër.

Kjo është diçka çorientuese, dhe njerëzit do të vazhdojnë të përballen me këto ndryshime të pakëndëshme dy herë në vit.

Fatmirësisht, studimet kanë treguar se ritmi cirkadian i njeriut, një cikël 24-orësh që rregullohet nga ora e brendshme e trupit tuaj, përshtatet më lehtë me tranzicionin e vjeshtës sesa me atë të pranverës.

Njihuni me disa këshilla për t’ju ndihmuar në lehtësimin e këtij ndryshimi.

Përfitoni nga orët me diell
Këshilla më e mirë për ata që përgjumen shpesh është që të ekspozohen sa më shumë në diell. Përfitoni nga orët me diell të ditës, dhe veçanërisht në orët e para të pasdites.
Ekspozimi në atë kohë vonon ndjesinë e gjumit, që do të thotë se ju ndihmon të qëndroni zgjuar deri vonë.

Nëse mundeni, planifikoni një shëtitje 30-minutëshe jashtë para perëndimit të diellit. Edhe qëndrimi ulur pranë dritares mund të ndihmojë.

Ndërsa errësohet më shpejt, ju mund ta gjeni veten të uritur më herët. Është e rëndësishme të luftoni dëshirën për të ngrënë vaktin e fundit të ditës shumë herët.

Kjo mund t’ju bëjë të përgjumeni më shpejt se sa do të dëshironit, ose t’ju bëjë të hani më vonë, gjë që mund të pengojë edhe cilësinë e gjumit.

Studimet kanë treguar se ritmi juaj cirkadian ndikon në aftësinë e trupit për të përpunuar në mënyrë efikase ushqimin.

Kini kujdes që të mos konsumoni kafeinë vonë gjatë ditës, sepse edhe kjo mund të ndikojë në ciklin tuaj të gjumit.

Mos i ndërroni as rutinat e tjera. Për shembull, mbani të njëjtin orar për regjimin e kujdesit të lëkurës edhe nëse jeni të përgjumur një orë më parë, për shkak të ndryshimit të orës.

Blloko rrezet e diellit në mëngjes
Nëse lindja e hershme e diellit ju bën të zgjoheni herët, tani mund të jetë koha më e mirë për të bllokuar rrezet e diellit me perde të errëta.

Bllokimi i dritës herët në mëngjes mund të jetë veçanërisht e dobishme për fëmijët e vegjël, të cilët priren të ngrihen me diellin dhe nuk u intereson çfarë thotë ora.

Nëse këto këshilla dështojnë, përqafoni letargjinë

Duam apo jo, dimri po vjen. Nëse gjithçka në planin tuaj dështon, rehatohuni: Merrni një batanije, ndizni një qiri, shtrihuni në divan për të parë një film ose luani një lojë tavoline me të dashurit tuaj.

Jepini vetes mundësinë për tu relaksuar ashtu siç keni nevojë ju.

humori perendimi pershtatja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

14 Shkurti po vjen, disa ide se çfarë të shmangni dhe çfarë të zgjidhni këtë vit

17:19 / February 8, 2026

5 sfida të thjeshta që mund t’ju zgjasin jetën, mjekët: Ndryshimi nis që në mëngjes

23:02 / January 30, 2026

Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat janë dëmet që shkakton në organizëm

20:21 / January 30, 2026

E dinit? Personat që lindin në janar marrin më pak dhurata ditëlindjeje!

21:40 / December 29, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.