Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë moderatorja shqiptare, përmes një postimi në Instagram të një fotoje ku shfaqet me të atin.
Hygerta ka bërë dhe një dedikim për këtë humbje të madhe, që ashtu siç shprehet ajo e ka lënë zemërthyer e shpirtcopëtuar.
Moderatorja njofton gjithë të afërmit se ceremonia mortore do të mbahet nesër në orën 11:00.
“Babai im i shtrenjtë, mbreti im, sot u nda nga jeta. Na la pas zemërthyer e shpirtcopëtuar por iku nga kjo botë si bashkëshort, baba e gjysh i gëzuar. T’u ndrittë shpirti aty ku do shkosh, engjëlli im 👼🕊 Varrimi bëhet nesër në orën 11.00 nga shtëpia funerale Alba 2000 pranë Medresesë”.