Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Hyjnë në fuqi rregullat e reja për inspektimin dhe certifikimin e peshkimit

13:58 / November 12, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3654
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për përcaktimin e rregullave të inspektimit për parandalimin, reduktimin dhe eliminimin e peshkimit të paligjshëm, të parregulluar dhe të paraportuar (PPP), si dhe për krijimin e skemës së certifikimit të zënieve në peshkim.

Sipas dokumentit zyrtar, qëllimi i këtij akti është të garantojë inspektime të rregullta dhe të dokumentuara, të cilat sigurojnë se çdo aktivitet i peshkimit — brenda apo jashtë ujërave shqiptare — kryhet në përputhje me rregullat kombëtare dhe ndërkombëtare. Njëkohësisht, vendimi krijon një sistem të certifikimit të zënieve, që do të jetë i detyrueshëm për çdo import ose eksport të produkteve të peshkimit.

Peshkimi i paligjshëm, i parregulluar dhe i paraportuar (PPP) është cilësuar si një nga sfidat më serioze që kërcënon ekosistemin detar dhe ekonominë e ligjshme të sektorit. Ai dëmton burimet peshkore, konkurrencën e ndershme dhe të ardhurat fiskale të shtetit.

Vendimi i ri i Këshillit të Ministrave përcakton qartë se të gjitha anijet e huaja që hyjnë në portet shqiptare për zbarkim ose transbordim të produkteve të peshkimit, duhet të njoftojnë paraprakisht autoritetet shqiptare dhe të jenë të shoqëruara me certifikata të vlefshme të zënieve. Në të kundërt, atyre u ndalohet hyrja në portet shqiptare dhe përdorimi i shërbimeve portuale .

Gjithashtu, ndalohet çdo transbordim në det ndërmjet anijeve shqiptare dhe atyre të huaja në ujërat territoriale të Shqipërisë — një masë që synon të mbyllë kanalet e abuzimit me ngarkesa të paligjshme.

Në bazë të vendimit, Inspektorati i Peshkimit do të kryejë kontrolle të rregullta në portet shqiptare, në të paktën 5% të rasteve të zbarkimit dhe transbordimit çdo vit, sipas një metodologjie të bazuar në menaxhimin e rrezikut. Rregullat e reja lejojnë edhe ndërhyrjen e menjëhershme në rastet e dyshuara për peshkim të paligjshëm, me të drejtën e ndalimit të operacioneve dhe sekuestrimit të produkteve .

Për herë të parë, vendimi përcakton edhe përdorimin e sistemit elektronik “CATCH”, një platformë e Bashkimit Evropian e integruar me sistemin TRACES, që mundëson menaxhimin digjital të informacionit për importet, eksportet dhe rieksportet e produkteve të peshkimit. Ky sistem siguron gjurmueshmëri të plotë të çdo ngarkese peshku dhe përbën një standard europian që tashmë do të zbatohet edhe në Shqipëri.

Të gjitha produktet e peshkimit — qofshin shqiptare apo të importuara — duhet të shoqërohen me një certifikatë zënieje të miratuar nga autoritetet përgjegjëse. Kjo certifikatë do të garantojë se produktet janë siguruar në mënyrë të ligjshme dhe në përputhje me masat mbrojtëse të peshkimit.

Në rastet kur produktet përpunohen në Shqipëri dhe më pas eksportohen, stabilimentet përpunuese janë të detyruara të dorëzojnë një deklaratë për origjinën e ligjshme të lëndës së parë, e cila do të miratohet nga autoritetet përkatëse të inspektimit ushqimor.

Ky akt i ri jo vetëm që synon të frenojë aktivitetet e paligjshme dhe të parregulluara, por gjithashtu afron sektorin shqiptar të peshkimit me standardet më të avancuara të Bashkimit Evropian, duke e pozicionuar vendin si një partner të besueshëm në menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve detare. 

peshkimit qeverisë rregullat vendimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si prefekt i Tiranës

13:17 / February 9, 2026

Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

12:25 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.