Tarifat shtesë prej 10% të vendosura për shumicën e produkteve që SHBA importojnë nga pjesa tjetër e botës kanë hyrë në fuqi mëngjesin e kësaj të shtune.
Një tronditje kjo për tregtinë globale që pritet të intensifikohet në ditët në vijim. Ky prag minimal universal prej 10%, nga i cili përjashtohen produkte të caktuara, është si shtesë e detyrimeve ekzistuese.
Në një listë të vendeve dhe territoreve të publikuar të mërkurën, Shtëpia e Bardhë tha se do të vendosë tarifa prej 37% për importet nga territori i Oqeanit Indian La Reunion dhe 50% për ato nga arkipelagu i vogël i Saint-Pierre-et-Miquelon në Atlantikun e Veriut.
La Reunion pjesë e zonës së përbashkët doganore të BE, por e konsideruar si një territor i veçantë për qëllime tatimore do të përballet me një tarifë prej 10%. E njëjta përqindje u vendos në Saint-Pierre-et-Miquelon. Rishikimi në rënie i sjell të dy territoret në përputhje me zotërimet e tjera franceze jashtë shtetit: Guadelupe, Martinique, Guiana Franceze dhe Mayotte.