Gjykata e Sarandës ka lënë në burg, Elisabeta Mitën, nëna që u denoncua për dhunën ndaj vajzës 13-vjeçare. 41-vjeçarja në dëshminë e saj thekson se në lidhje me marrëdhënien me vajzën e saj duhet që të pyeten familjarët pasi ajo nuk ka asnjë qëllim të dhunojë të bijën, për çdo gjë që ka ndodhur deri më tani ajo fajin ja hedh ish-bashkëjetuesit.
“Momenti që unë jam konfliktuar me vajzën time nuk është siç paraqitet në televizor, kam dyshime se është manipuluar kjo video dhe kërkoj të bëhet ekspertimi i saj se ish-bashkëshorti im ka mbaruar për aktrim dhe regjisurë dhe di të përdori mënyrat për të bërë manipulime.Mendoj se qëllimi i ish-bashkëshortit tim ka qenë që ai të marri kujdestarinë e djalit dhe të vajzës time, me qëllim që të përfitojë bonuset dhe banesën që unë marr nga Bashkia Sarandë. Për marrëdhënien time me vajzën le të pyeten motrat dhe vëllezërit e mi, prindërit dhe komshinjtë e mij që unë kam qëllim shumë të lartë për vajzën time. Unë kërkoj që ajo të edukohet dhe të jetë një nxënëse e mirë dhe të shkojhë në unicversitet, dhe pse jam sjellë ndonjëherë e ashpër me të, pasi mendoja se mund të ma ngacmonte ish-bashkëjetuesi im. mos qoftë njeri në kushtet që isha une” ka thënë Elisabeta.
Ndërkohë në lidhje me pamjet e transmetuara në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku dëgjohet duke i thënë të miturës, “Do të ther moj bushtër”, Elisabeta thekson se ajo është një video e montuar dhe se kërkon një ballafaqim me personin që e ka bërë një gjë të tillë.
“Sa e dua unë vajzën time këtë e di unë dhe zoti në qiell, por rrethanat e mia ekonomike sociale dhe ngatërresa me një njeri si ish-bashkëjetuesi im më ka bërë sikur unë jam përbindësh. Unë jam një nënë me shumë halle, pasi jam ndarë me ish burrin e parë, kam kaluar shumë paragjykime që nga familjarët e mi e deri te shoqëria gjë që të ketë dobësi e ka shfrytëzuar ish bashkëjetuesi im Arjan Mekollari. Gjithashtu kërkoj që të gjithë këto që thash të më ballafaqohen me marrëdhëniet e mira dhe personin që ka përgatitur videon,” është shprehur nëna nga Saranda.
Gjithashtu ajo ka deklaruar se e gjithë kjo situatë është bërë për të mbrojtur të bijën e saj 13 vjeçare, pasi dyshonte se ish bashkëjetuesi i Mekollari e ngacmonte vazhdimisht, gjë që e bazon tek disa veprime që kishte vënë re në shtëpi.
“Koha nuk më kujtohet, por kam shkuar në shtëpi kam gjetur vajzën dhe ish-bashkëjetuesin në divan të mbuluar me të njëjtën batanije dhe sa hyj unë brenda u larguan nga njëri-tjetri. I kam thënë vajzës së çfarë kërkon aty, ajo më ka thënë se kisha ftohtë nga këmbët dhe ajo më tha që “ti futja këmbët te këmbët e babit (në mes)”.
41 vjeçarja në dëshminë e saj ka deklaruar se nuk ka përdorur dhunë fizike ndaj vajzës së saj, përveçse gjithmonë ka qenë e kujdesshme që sjellja e vajzës të ishte sa më e mirë.