Banorëve të “Big Brother VIP” iu është caktuar si detyrë që të realizojnë sërish një program të mirëfilltë radiofonik.
Kristi, Ermiona, Eva dhe Dea Mishel iu përgjigjën pyetjeve që kishin përgatitur për njëri-tjetrin. Njëra prej banorëve, Dea nuk ka hezituar të tregojë nëse i pëlqen apo jo Shpati, banori që hyri mbrëmë në shtëpi.
“Po më pëlqen… është simpatik patëm një kimi…e vlerësoj hapësirën dhe misterin ditën e parë… në botën jashtë takon një dhe shpërqendrohesh se takon dikë tjetër dhe konfuzohesh, ndërsa këtu e dallon kur njeh brendësinë e tij…”, tha Dea.