Në prag të ndeshjes që Shqipëria luan ndaj Islandës, para mediave ka dalë kapiteni Elseid Hysaj i cili ka folur për ndeshjen e së shtunës, ndërkohë që është ndalur edhe te skema që mund të përdorin kuqezinjtë. Hysaj u shpreh se është i gatshëm të luajë edhe me 3-5-2 dhe se mund të luajë në krah.
“Ndeshja me Islandën? Besoj se jemi gati pasi kishim kohë dhe kemi bërë mirë në stërvitje. Jemi gati si skuadër për të fituar këtë ndeshje.
3-5-2? Besoj se me këtë skemë jam mirë në krah pasi krahun e njoh më mirë se qendrën megjithatë unë do të luaj aty ku trajneri më vendos.
E ardhmja? Kam edhe 2 vite me Napolin dhe tani për tani po mendoj për Kombëtaren dhe pas kësaj ndeshjeje të Kombëtares do të mendoj për pushimet.
Islandën e njohim dhe ka bërë shumë mirë e ka lojtarë të fortë që luajnë në skuadra të mira. Nuk duhet nënvlerësuar pasi jemi mundur dhe duhet kujdes në disa lëvizje. Mendoj se do të arrijmë të bëjmë diçka të mirë në fushë. Nuk është sikur në Europian që tregoi se ka potencial por ka edhe fazën e keqe. Me ardhjen e Rejas na ka ndryshuar fryma dhe të besojmë se jemi lojtarë më të fortë se ata që ishim”, tha Hysaj