Roland Beqiraj, i cili ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare nën dyshimin se u përfshi në një pengmarrje në vitin 2014, është arrestuar pas 9 vitesh nga autoritetet britanike.
Shqiptari është arrestuar nga skuadra e ekstradimeve, por nuk jepen të tjera detaje se çfarë statusi qëndrimi kishte në Angli.
Në fletëarrestin e lëshuar nga drejtësia shqiptare thuhet se “Roland Beqiraj në datë 11/09/2014 në territorin shqiptarë i hoqi lirinë në mënyrë të padrejtë, kundra dëshirës së tij shtetasit tjetër shqiptarë Elton Visha”.