Disa javë më parë Dhimitër Kraja, i ati mjek i artistit shqiptar, Dj Viki u infektua nga Koronavirusi. Mirëpo fatmirësisht ai arriti ta fitonte betejën dhe tashmë është shëruar.
Në një lidhje direkte për emisionin “Shqipëria Live”, Viki ka treguar se i ati është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe është rikthyer në detyrë. Po ashtu ai ka rrëfyer se i ka ardhur si bombë momenti kur ka zbuluar se i ati ishte infektuar me Koronavirus.
“Doktori është zjarr, është rikthyer prapë në punë, ka rreth 4-5 ditë që është rikthyer, madje që të hënën pasi kaloi dhe kohën e karantinës. Po i shërben shqiptarëve.
Isha njoftuar pak a shumë që babai kishte Koronavirus por kur doli nëpër media, kur e pashe lajm në televizor u shqetësova, më ra si bombë. Ishte një ndjesi shumë shokuese”, ka treguar Viki.
Isha njoftuar pak a shumë që babai kishte Koronavirus por kur doli nëpër media, kur e pashe lajm në televizor u shqetësova, më ra si bombë. Ishte një ndjesi shumë shokuese”, ka treguar Viki.