Orinda Huta dhe Turjan Hysko janë një ndër çiftet më pëlqyer dhe të komentuar në mediat rozë. Dyshën e njohur e shohim bashkë edhe në ekran pasi na shoqërojnë çdo javë në emisionin “Porta e Fatit” në Tv Klan.
Por çifti është shumë aktiv edhe në rrjetet sociale, ku prej kohësh na kanë tregojnë postime nga jeta personale sidomos rreth dashurisë së madhe që kanë për kafshët.
Sigurisht, në shtëpinë e tyre s’mund të mungonte një “mik besnik”, të cilin e publikojnë shpesh në Instagram. Mirëpo, miku i tyre katër putrosh, duket se është revoltuar paksa, kur Orinda dhe Turi e kanë lënë vetëm në shtëpi.
Në shenjë proteste, ai i ka shkatërruar shtëpinë, duke grisur letra e duke hedhur çdo gjë përtokë. Kur Turi ka hyrë në shtëpi, ka parë rrëmujen e krijuar dhe s’ka vonuar ta ndajë skenën me ndjekësit e tij në Instagram.
“Guxoni dhe më lini vetëm herë tjetër!”- shkruan Turi, si për të treguar “fjalët” që mund të thoshte qeni i tij.