Një i burgosur ka mbërritur i vdekur në spitalin e Fierit mëngjesin e kësaj të shtune. Mësohet se 40-vjeçari Dritan Zeqiri vuante dënimin në burgun e Fierit dhe ka mbërritur në spital pa shenja jete. Trupi i tij është dërguar në morgun e qytetit për të bërë ekspertizën mjeko-ligjore.
Burime për tirananews.al bëjnë të ditur se Zeqiri dyshohet të ketë pësuar atak kardiak, teksa pritet pikërisht ekspertiza të dokumentojë ngjarjen. Ndërkohë kanë nisur dhe hetimet për zyrtarizimin e shkaqeve për humbjen e jetës së të ndjerit.