Ajo është ndër emrat më të njohur të muzikës së zhanrit Rep, dhe flasim për Nicki Minaj. Ka vendosur ti japë fund beqarisë në moshën 36-vjeçare me të dashurin e saj Kenneth ‘Zoo’ Petty.
Ky i fundit më herët është akuzuar për sulm seksual. Këngëtarja e hitit “Anaconda” shkruan në rrjetet sociale “Onika Tanya Maraj-Petty 10 • 21 • 19”, ndërsa në video shfaqeshin dy kapele me termat “Nusja” dhe “Dhëndri”.
Nicki ka thënë më parë në një intervistë në mars për The Shade Room se gjithnjë e ka ëndërruar një dasmë të madhe dhe të bukur.
“Gjithmonë e ëndërroja përrallën. Por gjërat që për mua kishin rëndësi më parë, nuk kanë të njëjtën rëndësi tani… Unë jam çmendurisht e dashuruar me këtë njeri, ai është gjithashtu shoku im më i mirë”.
Kur ishte 16 vjeç, në vitin 1995, Petty u dënua për tentativë përdhunimi në lidhje me një incident të ndodhur më 16 shtator 1994 në Queens.