Një skenë e pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme tek Komuna e Parisit në Tiranë. Një vajzë rrëmben një gur në dorë dhe nis të godasë disa herë një makinë të parkuar poshtë pallatit..
Ajo shihet teksa i vërsulet makinës, më pas merr një gur në dorë dhe tenton t’i thyejë xhamat e makinës,raporton joq.al
Më pas ajo largohet drejt automjetit të saj, por një person, i cili mendohet se është burri i saj, del nga makina dhe e ndjek nga pas.Mes tyre nis një konfrontim, ku nuk mungojnë të sharat dhe shtyrjet. Skena është filmuar nga një banor i zonës.