Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

I dënuar në Itali me 14 vite burg, arrestohet me qëllim ekstradimi 52-vjeçari

10:48 / February 23, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1724923339xpoliciaekstradim 150
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

TIRANË – Një 52-vjeçar i dënuar për tentativë vrasje dhe grabitje, është arrestuar nga Policia në Durrës. Në pranga ka rënë personi me iniciale, P.D i cili sipas policisë do futej në Portin e  Durrësit me qëllim tërheqjen e një automjeti të dërguar nga jashtë shtetit nga të afërm të tij.

52-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma në korrik të vitit të kaluar. Policia sqaron se ai është dënuar nga gjykata italiane me 14 vjet e 10 muaj burg (mbetur për te kryer 13 vjet e 9 muaj burg) për veprat penale “Tentativë vrasje” ” Grabitje” ” Kanosje” ” Vjedhje” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Njoftimi i policisë:

Port, Durrës/ Policia Kufitare intensifikon kontrollet me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare si dhe kapjen e personave në kërkim.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Five Charges”.

Kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar i dënuar me mbi 14 vjet burg për 5 vepra penale.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit bazuar në informacionet e marra se një shtetas në kërkim do futej në Portin e  Durrësit me qëllim tërheqjen e një automjeti të dërguar nga jashtë shtetit nga të afërm të tij , kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar  “Five Charges”.

Si  rezultat i  forcimit të kontrolleve të ushtruara në hyrje – dalje në PKK Port Durrës, në kuadër të operacionit  të koduar “Five Charges”, nga shërbimet e Stacionit te Policisë Kufitare Porti Durrës në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimeve dhe Zbatimit të Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit, u   kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimi shtetasi Pllum Daci, 52 vjeç, banues ne Kamëz, Tirane .

Arrestimi i këtij shtetasi u be pasi ishte  person i shpallur ne  kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali me date 24.07.2024.

Gjykata e Napolit/Itali e ka dënuar ketë shtetas me 14 vjet e 10 muaj burg (mbetur për te kryer 13 vjet e 9 muaj burg) për veprat penale “Tentativë vrasje” ” Grabitje” ” Kanosje” ” Vjedhje” dhe “Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar nga nenet e Kodit Penal Italian.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali.

Arrestim ëkstradim Itali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.