Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar dhe i është përcaktuar masa e sigurisë arrest shtëpie, pasi është paditur nga bashkëshortja për dhunë në familje. Disa javë pas caktimit të masës së sigurisë, shqiptari i ka bërë kërkesën e pazakontë policisë italiane, duke i kërkuar që ta qëllonin në kokë sepse nuk kishte më dëshirë të vazhdonte arrestin shtëpiak.
Sipas raportimeve nga mediat, ai u bëri kërkesën karabinierëve me arsyetimin se nuk kontrollonte dot instiktet e tij agresive dhe se do të vazhdonte të dhunonte gruan dhe djalin.
Mësohet se 50-vjeçari ka vazhduar me sjelljet e papërshtatshme ndaj familjarëve të tij, pavarësisht masës së sigurisë së përcaktuar 4 muaj më parë.
Sjellja e tij ka nxitur Gjykatën të pranojë kërkesën e Prokurorit të Bolonjës, duke i caktuar masën e sigurisë arrest me burg 50-vjeçarit, i cili tashmë ndodhet pas hekurave.