Një 34-vjeçar nga Kosova është ekstraduar nga Maqedonia e Veriut.
Bëhet fjalë për Erkan Saitin, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.