Policia greke ka vënë në pranga një shqiptar në pikën kufitare të Kakavijës, i cili kërkohej nga autoritetet franceze.
Ai u kap në tentativë për të kaluar në shtetin fqinj.
Shqiptari rezulton me urdhër arresti evropian nga autoritetet franceze, i dënuar me 6 vjet burg për “rast të veçantë të mbrojtjes së prostitucionit”, “pjesëmarrje në një komplot kriminal” dhe “trafikim i qenieve njerëzore i kryer kundër shumë individëve”.