Një i dënuar në burgun e Drenovës ka tentuar të vrasë veten.
Në gjendje të rënduar psikologjike, Llazar Dine u konfliktua verbalisht me të burgosurit e tjerë. Pas debatit me ta, ai ka tentuar të dëmtohet në qafë, me një mjet prerës.
Rojet e sigurisë ndërhynë menjëherë, duke e futur në izolim.
Dine është dënuar me 10 vite burg për plagosje të rëndë me pasojë vdekje.